Bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi ka reaguar pas kritikave në rrjetet sociale, që iu bën lidhur me grimin në foton me djalin e posalindur.
Përmes një postimi në Instagram, Selvija ka sqaruar se këto foto janë realizuar një javë pas lindjes dhe grimi e motivon atë.
“Njerëzit që e kanë parë videon e kanë vërejtur se në lindje kam shkuar pa grim, këto foto janë të bëra një javë pas lindjes ku normal vendosëm t’i kemi kujtim disa momente të ëmbla. Që të mos e zgjas shumë se u bë grimi im histori, kjo jam unë, e dua veten të rregulluar, më motivion kjo gjë dhe do vazhdoj derisa unë të dua. E juaja është të flisni çka të doni, secili librin e vet e mbush para Zotit por fillimisht shikoni gjërat, logjikoni, mirëmbetshi”, ka shkruar Selvija.
Kujtojmë që çifti djalin e kanë pagëzuar me emrin Roel, i cili nga frengjishtja do të thotë “gur i çmuar”./abcnews.al