Demokratët e Rrogozhinës kanë zgjedhur Ferdinand Saraçi për të propozuar si kandidat për kryetar Bashkie në Rrogozhinë në zgjedhjet lokale të 6 marsit.
Pas Durrësit edhe Dega e PD Rrogozhinë ka finalizuar procesin e përzgjedhjes së kandidatit, të cilin ia kanë dërguar Kryesisë qendrore për të miratuar.
Sipas afateve të vendosura nga Kryesia e PD, baza e partisë dhe Kryesitë e Degëve në 6 bashkitë, duhet të propozojnë kandidatët brenda ditës së nesërme. Kandidatët e propozuara nga baza do i nënshtrohen më pas shqyrtimit dhe miratimit nga Kryesia e PDSH./abcnesws.al/