Skuadra e Egnatias e nisi ndeshjen më mënyrën më të keqe të mundshme ndaj Dinamos, por nuk përfundoi si e tillë, sepse edhe pse me 10 lojtarë rrogozhinasit ar4ritën të merrnin 1 pikë të vlefshme kundër bluve.
Që në sekondën e 40-të mbrojtësi Gëzim Krasniqi, “tradhëtoi” rrogozhinasit duke ndërhyrë si lojtari i fundit ndaj Patrik Bardhit, ku për arbitrin kryesorë Enea Jorgji nuk ka dyshime dhe ish-lojtari i Kukësit del me karton të kuq nga fusha e lojës.
Agim Ibrahimi merr përsipër goditjen e dënimit duke mos toleruar aspak nga një distancë e tillë, për të kaluar të tijtë në avantazh. Një goditje spektakolare nga fantazisti i Dinamos.
Djemtë e Zekirija Ramadanit provojnë të dalin në sulm por nuk kanë forcat e duhura për të surprizuar kundërshtarët. 35′ Egnatia pretendon për 11-metërsh pas një prekje të topit me dorë nga ana e Samake, megjithatë kryesori Jorgji nuk është i këtij mendimi dhe loja vijon normalisht.
Pas disa minutave mes tensionin në fillimin e pjesës së dytë, për shkak se tifozët filluan të sulmonin arbitrin kryesorë Enea Jorgjin, për vendimet e tij, kjo nuk ndikoi tek përqendrimi i djemve të Ramadanit.
56′ Samake gabon duke humbur topin me Ademin i cili tregohet i vëmendshëm duke marrë topin për të mposhtur portierin Simoni. Barazim 1-1 në Rrogozhinë dhe festa është e gjitha e stafit të Egnatias që edhe pse më një lojtarë më pak në këtë ndeshje arritën të merrnin të paktën 1 pikë.
Minutat e mbetura të sfidës nuk prodhuan gola të tjerë edhe pse raste kishte nga të dyja skuadrat. Egnatia dhe Dinamo në fund të ndeshjes ndajnë pikë mes tyre në sfidën e javës së 18-të të Abissnet Superiore. /f.a/abcnews.al