Britania kërcënon oligarkët e Putinit me sanksione: Rusia ta provojë të pushtojë Ukrainën!

schedule13:40 - 31 Janar, 2022

schedule 13:40 - 31 Janar, 2022

Britania i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të tërheqë trupat ushtarakë në kufi me Ukrainën dhe gjithashtu të heqë dorë nga idea e ndonjë pushtimi të mundshëm, duke paralajmëruar se në rast të një sulmi, Rusia do të përballet me sanksione ndaj kompanive dhe personave që kanë lidhje të ngushta me Kremlinin, shkruan Reuters

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kërcënimi për vendosjen e masave të tilla, do të përbënte një sulm ndaj bizneseve ruse.  Ai e cilësoi paralajmërimin e Britanisë “shumë shqetësues” dhe tha se deklarata të tilla minojnë atraktivitetin e investimeve të Britanisë dhe do të dëmtonin gjithashtu kompanitë britanike.

“Nuk ndodh shpesh që të shihni apo dëgjoni kërcënime të tilla të drejtpërdrejta që synojnë biznest, tha Peskov. “Diçka e tillë nënkupton masa hakmarrëse dhe këto masa do të zbatohen  vetëm nëse është e nevojshme.”

Që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991, Londra është bërë qendra kryesore globale e biznesit për shumë  nga ish-republikat sovjetike. Kundërshtarët e Putinit i kanë bërë vazhdimisht thirrje Perëndimit që të ashpërsojë masat ndaj bizneseve ruse, megjithëse oligarkët dhe zyrtarët rusë vazhdojnë të tregojnë pasurinë e tyre në destinacionet më luksoze të Europës, raporton abcnews.al

Kryeministri britanik Boris Johnson pritet të  udhëtojë në Ukrainë, dhe të zhvillojë një bisedë telefonike me Putin.

“Ajo që do t’i them presidentit Putin, siç e kam thënë më parë, është se ne të gjithë duhet të tërhiqemi nga kufiri i Ukrainës dhe mendoj se Rusia duhet ta bëjë sa më shpejt, u tha Johnson gazetarëve.

Një zyrtar i lartë i administratës së Biden tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij kanë përgatitur një listë të elitave ruse dhe të personave të  rrethit të ngushtë të Putinit për vendosjen  e sanksioneve ekonomike. Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur paketa specifike sanksionesh për të dy elitat ruse që plotësojnë kriteret dhe anëtarët e familjeve të tyre dhe këto përpjekje po ndiqen në koordinim me aleatët dhe partnerët e SHBA-së, tha zyrtari.

Rusia nga ana tjetër ka mohuar zërat se po përgatitet për të sulmuar Ukrainën dhe po kërkon garanci të sigurisë, duke përfshirë një premtim nga NATO për të mos lejuar kurrë që Kievi të bashkohet me aleancën. Qeveria britanike do të prezantojë legjislacion të ri këtë javë për të zgjeruar fushën e sanksioneve që mund të zbatojë ndaj Rusisë në përpjekje për të penguar agresionin ndaj Ukrainës, tha të dielën Sekretarja e Ministrisë së Jashtme Liz Truss, raporton abcnews.al

Ajo tha se Londra duhet të jetë në gjendje të synojë “çdo kompani që ka interes për Kremlinin dhe regjimin në Rusi.”

Duke vizituar Hungarinë, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha se ishte e rëndësishme që situata të vihej në kontroll sa më shpejt pasi një luftë do të çonte në paqëndrueshmëri më të madhe, çmime më të larta të karburantit dhe flukse emigrantësh.

Në listën e sanksioneve janë gjashtë persona që Britania theksoi se janë të afërt me Putin: biznesmenët Yuri Kovalchuk, Arkady Rotenberg dhe Nikolai Shamalov, ish-oficeri i KGB-së Sergei Chemezov, Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus Nikolai Patrushev dhe shefi i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) Alexander Bortnikov.

Sanksionet do ti japin mundësinë Britanisë të ngrijë asetet individuale dhe të ndalojë hyrjen e këtyre individëve në Mbretërinë e Bashkuar.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!