Lewis Hamilton kthehet në një investitor, dëshiron të bëhet ‘mbreti’ i delivery

schedule14:20 - 29 Janar, 2022

schedule 14:20 - 29 Janar, 2022

Ndërsa përgatitet për kapitullin e tij të ardhshëm pas  Formula 1 , Lewis Hamilton po evoluon me shpejtësi në një sipërmarrës dhe investimi i tij i fundit është në një startup ushqimesh.

Kompania fillestare ‘Zapp’ ka zgjuar interesin e pilotit më të suksesshëm në historinë e F1. 37-vjeçari ishte  një nga investitorët e përfshirë në financimin total prej 200 milionë dollarësh  që ‘Zapp’ ishte në gjendje të mblidhte përmes tre kompanive të shërbimeve financiare (Lightspeed, 468 Capital dhe BroadLight Capital).

E themeluar në vitin 2020, ‘Zapp’ e ka selinë në Londër dhe është një nga dhjetëra kompanitë evropiane që ofrojnë shërbime të shpërndarjes së ushqimit dhe sendeve thelbësore përmes aplikacionit të saj të dedikuar për smartphone.

Të tjera të tilla janë ‘Getiri’ turk, ‘Gorillat’ dhe ‘Flink’ gjermane, të cilat u bënë gjigante në kohën e pandemisë Covid19 për shkak të rrethanave të veçanta dhe nevojës për distanca sociale. ‘Getiri’, në fakt, ka një vlerë prej 7.7 miliardë dollarësh, sipas vlerësimeve të fundit të investitorëve, ndërsa ‘Gorillat’ së fundmi siguruan investime deri në 1 miliard dollarë.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturat “dark shops”, të cilat kanë vetëm magazina të vogla me qëllimin e vetëm të shërbimit të porosive online. ‘Zapp’ premton të dorëzojë porosinë në kohë që janë të kufizuara në 20 minuta.

Kompanitë që kanë realizuar planin e investimit, si dhe ‘Zapp’, nuk kanë bërë të ditur shumën e saktë me të cilën ka marrë pjesë drejtuesi i Mercedes F1. Ky është një nga investimet e pakta që Hamilton ka bërë në start-ups./ h.ll/abcnews.al