Dom Gjergj Simoni u përcoll në banesën e fundit vetëm nga një e afërme, priftërinj e murgesha

schedule20:26 - 28 Janar, 2022

schedule 20:26 - 28 Janar, 2022

Nga Simon Shkreli

Dom Gjergj Simoni, prifti katolik që vuajti në burgjet dhe kampet e punës gjatë regjimit komunist mbylli sytë nga pasojat e covid në moshën 89-vjeçare.

Në banesën e fundit e përcolli e vetmja e afërme që i ka mbetur gjallë, Elisabeta Gajtani dhe disa priftërinj shkodranë.

Gajtani tregoi se regjimi e pengoi të shugurohej si meshtar por besimin s’ja gjunjëzoi dot.

Një kujtim të vecantë ndau Dom Vlash Palaj. “Në vitin 1988 Dom Gjergj Simoni erdhi në shtëpinë tonë së bashku me Imzot Zef Simonin dhe motrën Çiljeta mbajti një meshë të fshehtë kjo ndikoi në thirrjen time” tregoi ai.

Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Masafra u shpreh se kisha katolike humbi një njëri të madh. Dom Gjergj Simoni është autor i shumë botimeve, pak kohë para se të ndahej nga jeta u njoh edhe me dosjen e Sigurimit të Shtetit dhe spiunit që e çoi në burg.

Dom Gjergj Simoni është ndër meshtarët e parë që u shugurua, prift në vitin 1990.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!