Pak muaj më parë, Kristen Stewart u fejua me partneren e saj, Dylan Meyer dhe tani janë duke u përgatitur për hapin e madh. Aktorja 31-vjeçare ka treguar në një intervistë për CBS Sunday Morning, se pavarësisht se duan të martohen, nuk e kanë planifikuar ende ditën e madhe.
Kristen tha se ende nuk ishte caktuar data për dasmën, por se “do të ndodhë kur të supozohet të ndodhë”. “Por unë gjithashtu nuk dua të jem e fejuar për pesë vjet. Dëshirojmë ta bëjmë, e dini çfarë dua të them?”, tha aktorja duke shtuar më tej se do të donte ta shijonte për pak jetën si e “ fejuar ”.
Stewart dhe Meyer u panë për herë të parë së bashku në gusht 2019 kur u fotografuan duke u puthur ndërsa ishin në qytetin e Nju Jorkut. Çifti u takua për herë të parë në një set filmi shtatë vjet më parë. Dyshja zyrtarizoi lidhjen në Tetor 2019 dhe vetëm pak kohë më parë zbuluan se janë fejuar.
/abcnews.al