Nano urdhër policëve: S’do toleroj askënd, godisni mbjelljen e drogës. “Porosia” për grupet kriminale

schedule20:13 - 27 Janar, 2022

schedule 20:13 - 27 Janar, 2022

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka dhënë urdhër për kontrolle të imtësishme për parandalimin e kultivimit të kanabisit.

Gjaata fjalës së tij në analizën e punës së strukturave të policisë, Nano tha se në fokus duhet të jenë dhe grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike.

“Të parandalohet me çdo kusht kultivimi i bimëve narkotike. Nuk do toleroj askënd, por askënd, cilido qoftë, që do implikohet dhe do bëhet palë me ata që tentojnë të kultivojnë. Përfitoj nga rasti që kam prefektin këtu, që t’i kërkoj mbështetjen e tij dhe të institucionit që drejton, që bashkërisht të punojmë për ta parandaluar kultivimin e kanabisit.

Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta. Përgjegjësia është e përbashkët, që nga Policia vendore deri te ajo Kufitare, për rastet e trafikimit të lëndëve narkotike. Ndaj bashkëpunoni duke shkëmbyer informacion edhe me SHÇBA-në dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, zhvilloni operacione të përbashkëta, për të krijuar një terren të pafavorshëm për ata që merren me veprimtari kriminale”, ka thënë Nano mes të tjerash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!