Superdueli mes Liverpool dhe Bayern përfundoi në barazim pa gola. Britanikët dominuan takimin, por Bayern rezistoi për 90 minuta. Pas ndeshjes, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, u shpreh i zhgënjyer për rastet e humbura.
Nuk ka fitues në “Anfield” në ndeshjen mes Liverpool dhe Bayern. Një lojtar spektakolar me vendasit që tentuan në çdo mënyrë golin, por bavarezët rezistuan 90 minuta. Salah jep sinjalet e para, por goditja e egjiptianit është e lehtë dhe pa problem për portierin Nojer. Bayerni hidhet në kundërsulm, por Alison mban portën e paprekue.
Pak minuta më vonë portieri brazilian bën një gafë që për pak mund të rezultonte fatale nëse goditja e Koman nuk do të shkonte në rrjetë e jashtme. Në të 32-n minutë, Mane ka shansin për të kaluar në avanatzh skuadrën e Liverpool, por humbet ekuilibrin dhe topi shkon jashtë.
Në mkinutat e fundit të takimit, Nojer bën një ndërhyrje shpëtimtare duke mbajtur porten e paprekur. Sfida mbyllet në barazim 0-0 dhe ndeshja e kthimit do të luhet në datën 13 Mars në “Allianz Arena”. Pas ndeshjes, trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ishte i zhgënjyer për rastet e humbura dhe pranoi vështirësitë në ndeshjen e kthimit në Gjermani.
“Gabuam shumë në pasimin e fundit duke humbur 12 raste të pastra për gol. Në pjesën e parë krijuam më shumë raste për gol, ndërkohe që në pjesën e dytë nuk ishim shumë të qartë. Nuk morëm rezultatin që kërkonim, por gjithsesi nuk pësuam gol dhe kjo është e rëndësishme pasi na avantazhon për ndeshjen e kthimit”, tha ai.
Trajneri akuzon Bayern me pretendimin se erdhën në angli për t’u mbrojtur jo për të sulmuar ç’ka ndikoi në moszhbllokimin e rezultatit.
“Nëse Bayerni do të kishte ardhur për të fituar ne do të kishim më tepër hapësira. Gjithsesi nuk dua të gjej justifikime pasi i krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shënonim. Duhet të punojmë shumë për ndeshjen e kthimit pasi do jetë mjaft e komplikuar”, tha Jurgen Klopp./abcnews.al