Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar se ka folur me sulmuesin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, përpara se të shpallte listën e skuadrës së tij për kualifikimet e Kupës së Botës të Albiceleste-s gjatë kësaj pauze ndërkombëtare, pas përballjes së 34-vjeçarit me COVID-19.
Duke qenë se Argjentina tashmë ka siguruar vendin e saj në Botërorin e Katarit, u vendos që të mos rrezikohej me Messin.
“Është e qartë se ne do të donim të kishim Messin këtu me ne”, u shpjegoi Scaloni gazetarëve të mërkurën.
“Unë fola me të dhe ai më tha se COVID-i e goditi fort. Është thelbësore që ai të bëhet mirë dhe kjo është arsyeja pse vendosa që opsioni më i mirë ishte që ai të qëndronte në klubin e tij”.
PSG ishte gjithashtu mirënjohës që Messi mund ta përdorte këtë periudhë për të pushuar dhe rikuperuar më mirë, pasi ai duket të kthehet në gjendje të plotë përpara ndeshjes vendimtare të skuadrës franceze në 1/16 e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit./ h.ll/abcnews.al