Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Do t’i rishikojmë masat për ata që hyjnë në vend

schedule13:59 - 26 Janar, 2022

schedule 13:59 - 26 Janar, 2022

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se do t’i rishqyrtojnë masat Anti-COVID.

I pyetur rreth masave të vendosura për ata që hyjnë në Kosovë, të cilëve u kërkohen tri doza të vaksinës, ai ka thënë se ata nuk i kanë kërkuar tri doza atyre që hyjnë në Kosovë, por që sipas tij, nëse ata i kanë tri doza, nuk kanë nevojë për asnjë dëshmi tjetër si testi PCR.

“Asnjëherë Ministria e Shëndetësisë as Qeverisa e Kosovës nuk ka thënë se duhesh me i pas desitivisht tri doza për me hy në Kosovë, por nëse i ke tri doza nuk ke nevojë për kurgjë tjetër. Për çdo të enjte mbahet Komiteti për vlerësimin e gjendjes, nga instituti e të gjitha spitalet ne i marrim të të dhënat, e vlerësojmë situatën, ne e vlerësojmë gjendjen dy herë në ditje tri katër herë në ditë. Unë nuk jam i interesuar me i mbajtë bizneset të mbyllura me i mbajtë palestrat mbyllur, asnjë sekond, përveç asaj që ekspertët tonë e konsiderojnë të domosdoshme. Prandaj absolutisht kemi me i rishiku këto masa”, ka theksuar ai.

Latifi është shprehur se masat që ka vendosur Kosova janë konform dhe të përafërta me masat e shteteve tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!