Ylli Rakipi: Si duhet ta lexojë Rama protestën e 16 Shkurtit

schedule20:40 - 19 Shkurt, 2019

schedule 20:40 - 19 Shkurt, 2019

Gazetari Ylli Rakipi në emisionin “Provokacija” është shprehur se Edi Rama duhet të lexojë mirë protestën e 16 Shkurtit, pasi në atë protestë kishte njërëz që nuk kishin dalë për Bashën dhe Kryemadhin.

“Aq të varfër, aq të dërrmuar, aq të leckosur, sa ishin pjesa dërrmuese e protestuesve dhe unë them se ata të gjejnë ca para që të kalojnë kufirin grek, se atë italian dhe gjerman nuk e kalojnë dot. Këtu përjashtohen njërëzit e partive politike të cilët kishin ardhur në protestë edhe me rroba të shtrejta. Masa më e madhe ishte një pjesë e këputur që nuk kishte ku të shkonte. Kishte ardhur aty jo për Bashën, jo për Monika Kryemadhin, por kishte ardhur për veten sepse nuk kishte ku të shkonte. Ajo ishte një turmë që nuk ka ku shkon, e cila nuk siguron dot mbijetesën, jo më jetesën. Edi Rama kështu duhet ta lexojë, nëse do ta lexojë këtë gjë. Dhe Edi Rama le t’i kthehet përsëri idensë së sistemit. Të rregullojë sitemin që ngriti vetë sepse ai që mori ishte i gabur dhe t’ia fillojë nga fillimi me partinë e vet”.

Lidhur me rindërtimin e sistemit, gazetari kujtoi një shprehje të Ramës i cili në vitin 2013 kishte thënë se “sistemi i ka fajet”.

“Në vitin 2013 Edi Rama tha një gjë shumë të vertetë. Liderët në përgjithësi para se të vijnë në pushtet janë edhe të ndershëm hera-herës. Thonë dhe gjëra shumë të vërteta edhe i prekin njerëzit, i ofrojnë ata, i marrin i rrëmbejnë. Tha një gjë se: “sistemi i ka fajet”. Në fakt sistemi që kemi ndërtuar i ka fajet. Por Edi Rama e mori këtë sistem dhe për 6-vjet e degradoi akoma më shumë. Sepse votat e vjedhura sjellin një pushtet totalisht abuziv”.

Duke folur për rolin e ambasadorëve në Shqipëri, gazetari u shpreh se nëse reagimi i tyre do të ishte i fortë edhe vetë Rama do shkonte në asgjësonte kanabis.

“Nëse ata do t’i thonin politikës shqiptare se kjo që po bëni ju është jashtë sistemit dhe nuk ka lidhje fare me sistemin dhe se ju po ndërtoni një sistem  të gabuar, të siguroj që një pjesë e rëndësishme e politikës shqiptare do e dëgjonte, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Nëse ambasadori i SHBA-ve, ai që iku, ambasadorët që janë këtu të Perëndimit, nuk do dilnin në konferenca të mëdha që të lavdëronin dy vite më parë se si po zhduket kanabisi në Shqipëri, ku nuk mbeti milimetër pa mbjellë, të jesh i sigurt që shqiptarët do ta dëgjonin dhe Edi Rama do shkonte edhe vetë të korrte kanabis që ta hiqte. Nëse ish-ambasadori Lu nuk do dilte aty për të numëruar suksesin e mbylljes së kanabisti, ata vetë…  Ai nuk foli sepse ata kanë menduar se ky është një copë vendi, këta para nuk kanë, mundësi ekonomike nuk kanë…”.

Ndërsa duke folur për djegien e mandatëve të opozitës, gazetari u shpreh se ajo po kërkon nga qeveria normalitet në zgjedhje dhe nuk thotë se po kërkoj pushtet, edhe pse atë do.

“Opozita nuk ka si të thotë se unë dua pushtetin edhe pse pushtetin do, por thotë dua të shkoj në zgjedhje në mënyrë normale që vota ime të numërohet dhe jo të vidhet. Basha doli sot dhe përmendi emra konkretë si dhe qytetet ku janë vjedhur votat. Opozita kërkon dhe i bën thirrje qeverisë që t’i sigurojë normalitet në zgjedhje. Edi Rama duhet ta lexojë këtë punë se çfarë i ka shtuar të keqes që mori në dorëzim, sepse një të keqe mori në dorëzim dhe sa të madhe e rriti këtë të keqe ky”. /abcnews.al