6 tubues mbetën në burg, mes tyre Florenc Hoxha dhe “Ujku i Cërrikut”

schedule15:13 - 19 Shkurt, 2019

schedule 15:13 - 19 Shkurt, 2019

Pas gati pesë orë,  Gjykata e Tiranës ka lënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 të ndaluar mes tyre edhe Florenc Hoxha i akuzuar për katër vepra penale për protestën e 16 Shkurtit. Ndërkohë trupi gjykues ka lënë në “arrest shtëpi” 7 protestues dhe 6 të tjerë me “detyrim paraqitje”.

Vetëm 6 nga 19 prej të ndaluarve për aktet e dhunës gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg.

Ky ka qenë vendi i Gjyaktës së Tiranës dhënë gjatë një seance që zgjati afërsisht 5 orë.  Në burg do të qëndrojë Florenc Hoxha, Agim Peposhi, Ferit Dankshi Resul Daci, Ilir Hamedini dhe Sajmir Rexhepi, i njohur ndryshe si “Ujuku i Cerrikut”.

Gjyqtarja Rexhina Merlika i konsideroi të vlefshme arrestimet në flagracë të kryera nga organi i akuzës, ndërsa për vendimet për 7 të daluarit e tjerë, u dha vendimi “Arrest shtëpie” dhe me detyrim praqitje u lanë gjithashtu 6 të ndaluar.

Më herët, dy prokurorët, Enkled Gjini dhe Kol Hysenaj kishin kërkuar 14 masa shtrënguar, arrest me burg, dhe katër detyrim paraqitje dhe 1 arrest shtëpie.

Vetë të ndaluarit, avokatët e tyre si dhe deputetë të PD-së jashtë gjykatës kundërshtuan arrestimin e protestuesve, duke e quajtur të padrejtë.

Ndaj të prangosurve rëndojnë 4 akuza; kundërshtim i punonjësve të policisë, goditje për shkak të detyrës, shkatërrim prone dhe prishje e rendit dhe qetësisë publike. Arrestimi i tyre u bë në bazë të  pamjeve filmike të policisë  si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanq fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve. Por ndërkohe Prokuroria do të verifikojë edhe veprimet e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, për planin e masave që janë marrë para dhe gjatë protestës si dhe a është zbatuar ai plan dhe a ka patur tejkalim të kompetencave të policisë. Gjithashtu pritet edhe përfundimi i ekspertizave të policisë shkencore për lëndet e përdorura në protestë si nga ana e protestuesve dhe nga ana e Policisë dhe Gardës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!