Për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, deklaratat e eurodeputetëve lidhur me djegien e mandateve të opozitës, si penguese në rrugën e integrimit, i quan, në rastin më të mirë produkt i paditurisë mbi gjendjen ku vendi ynë ndodhet sot. Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar ditën e mërkurë për të zyrtarizuar vendimin e grupit parlamentar për djegie mandatesh.
Deklaratave të ndërkombëtarëve lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve parlamentare, kryedmeokrati Lulzim Basha i vuri, në rastin më të mirë etiketën e padijes mbi gjendjen ku vendi ndodhet dhe në atë më të keq, atë të dashakeqësisë.
“Në të dyja rastet dëmton thellë kredibilitetin e çdo institucioni që përfaqëson para shqiptarëve. Ne duam të përshpejtojmë procesin e integrimit të vendit dhe në Europër, kur qeveria kapet duke vjedhur çdo vend të Europës ikën qeveria dhe fajtorët ndëshkohen para ligjit shkojnë në burg. Nuk ka lëvizje më pro Europës sesa kjo që ka vendosur PD dhe opozita”, tha ai.
Për Lulzim Bashën, tre herë dera e Europës është mbyllur për të njëjtat arsye që shtynë atë dhe aleatët në djegien e mandateve dhe kjo nuk mund të pranohet më, thekson Basha ndaj…
“Nuk ka kthim mbrapa. Nuk është thjesht djegie mandatesh. Nuk do të ketë më parlament, nuk ka patur, por nuk do ketë parlament fasadë. Ata mund të mblidhen të marrin vendime kundër shqiptarëve, shqiptarët i përgjigjen dhe ne do jemi në krah shqiptarëve që të enjten”, tha ai.
Deklaratat kreu i selisë blu i bëri në përfundim të takimit me kreun e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Bujar Nishani. Është vendimi i këtij organi statutor ai që pritet të zyrtarizojë në 20 shkurt vendimin për djegie mandatesh.