I shtrirë në tokë, publikohen pamjet nga lokali në Guayaquil ku u vra me breshëri shqiptari

schedule17:32 - 23 Janar, 2022

schedule 17:32 - 23 Janar, 2022

Një shqiptar është vrarë me breshëri plumbash pasditen e së shtunës në një lokal në Guayaquil të Ekuadorit. Në pamjet e publikuara sot nga mediat e vendit, në lokalin ku ndodhi ngjarja mund të shihet trupi i pajetë i Ergys Dashit.

Në vendin e ngjarjes të pranishëm duket se janë ekspertë të kriminalistikës dhe staf i lokalit. Mbi 34-vjeçarin, për të cilin thuhet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, është qëlluar disa herë. Policia gjeti në vendin ku ai po darkonte të paktën 20 plumba.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 19.00, kur dy burra, një prej tyre duke mbajtur një buqetë me lule në dorë u futën në lokal duke shmangur stafin që u kërkonte certifikatën e vaksinimit.

Gjatë të shtënave mbeti e plagosur edhe një vajzë 26-vjeçare Angie Romero. Ajo ndodhej në një tryezë pranë asaj ku po darkonte Dashi. /abcnews.al/