Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha të mërkurën se vizitoi trupat ukrainase në vijën e frontit në lindje të vendit, ndërsa zhvilloi njëanizuar në zonën e Lyman, në rajonin e Donetskut, ku diskutoi nevojat dhe bisedë telefonike me presidentin finlandez Alexander Stubb për forcimin e mbrojtjes ajrore pas sulmeve të reja ruse.
Zelenskyy deklaroi se vizitoi postin komandues të Brigadës së 66-të të Mekanizuar në zonën e Lyman, në rajonin e Donetskut, ku diskutoi nevojat dhe misionet e forcave ukrainase dhe ndau çmime shtetërore.
Sipas presidentit ukrainas, brigada, në bashkëpunim me njësi të tjera të Korpusit të Tretë të Ushtrisë, ka rikthyer nën kontrollin ukrainas më shumë se 125 kilometra katrorë territor gjatë Operacionit Vivaldi.
Ndërkohë, Zelenskyy tha se me presidentin finlandez diskutoi mënyrat për forcimin e mbrojtjes së Ukrainës, përfshirë përdorimin e avionëve luftarakë F-16 dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Sulmet ruse gjatë natës shkaktuan të paktën katër viktima në Kiev dhe rajonin përreth, sipas autoriteteve ukrainase. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, raportoi tre viktima në kryeqytet, ndërsa shërbimet e emergjencës njoftuan për vdekjen e një fëmije në Vyshgorod.
Zelenskyy tha se alarmet ajrore vijuan për orë të tëra dhe se sulmet përfshinë dronë Shahed dhe raketa balistike. Sipas tij, goditjet kanë ndikuar gjithashtu në aktivitetin ekonomik të vendit.


