Familja e 64-vjeçares Fatime Suli e cila një natë më parë u vra në mënyrë makabre nga fqinji i saj Fetah Marra me të cilin kishte lidhje krushqie, ka hapur sot dyert e mortit. Për ABC disa nga fqinjët dhe të afërmit e tyre tregojnë se autori njihej si person me probleme të shëndetit mendor por nuk kurohej.
Një banor i fshatit i cili gjithashtu ka lidhje krushqie me familjen e viktimës hedh poshtë mundësinë që të jenë konfliktuar për një borxh.
“Atij i kam dhënë mbesën. Çunit të kësaj i kam dhënë çupën e motrës. Ishte gjysmak ai. Me të meta mendore. Arsyen nuk e di pse e ka bërë. Borxh nuk bën vaki. Ai nuk ka lekë. Kjo është si puna e atij çunit tre vjeç nga Fieri. Që akoma nuk është marrë vesh si ka ndodhu. Me kemp ishin të dy ata, edhe ai, edhe ajo. Edhe kjo nuk ka qenë mirë këto kohët e fundit ka pasur probleme. Si ka ndodhur nuk e di njeri”, thotë ai.
Lexo edhe: U gjet e vdekur në një kanal në Kuçovë, gruaja u vra nga fqinji i saj, shkak borxhi
Nipi i bashkëshortit të viktimës tregon që autori nuk ka pasur familje dhe prej kohësh ishte ndarë edhe nga gruaja.
“E kam nusen e xhaxhait. Ai është ashtu. Falenderoj policinë e shtetit që e zbardhi ngjarjen. Të marrë ndëshkim maksimal. Njihet si budalla në zonë por nuk kurohej. Ai është monstër. Ai nuk ka pasur kurrë familje. Ka qenë i martuar. Është divorcuar. Mbrëmë dhamë dëshmitë tona. Kemi telefonuar që mbrëmë”, shprehet ai.
Të njëjtën gjë pohojnë edhe tre zonja, banore të fshatit që janë nisur për ngushëllim në familjen e viktimës. “Komshinj. Asgjë nuk e kemi. Kemi ardhur për respekt. Ka qenë grua e mirë. Familjarë. Me burrë me dy fëmijë të shkëlqyer. Ai është pa grua, pa familje. E ka lënë gruaja, e ka ndarë”, thonë ato. /abcnews.al