Krimi horror në Kuçovë, autopsia: Autori e mbyti 64-vjeçaren me duar, e zhveshi, e hodhi në kanal

schedule09:13 - 21 Janar, 2022

schedule 09:13 - 21 Janar, 2022

Borxhi është bërë shkak për një ngjarje të rëndë në fshatin Kozare në Kuçovë ku 58-vjeçari Fetah Marra vrau mbrëmjen e djeshme fqinjën e tij Fatime Suli dhe pasi e hodhi në kanal gjysmë të zhveshur e mbuloi me gjethe.

Burime bëjnë me dije për ABC se si rezultat i autopsisë është arritur në përfundimin se gruaja ka ndërruar jetë nga asfiksia si pasojë e mbytjes me duar.

Lexo edhe: U gjet e vdekur në një kanal në Kuçovë, gruaja u vra nga fqinji i saj, shkak borxhi

Pasi e ka vrarë pa iu dridhur qerpiku ai e ka hedhur në kanal 1 km larg banesës së saj, ndërkohë që familjarët e kërkonin prej orësh të shqetësuar.

P as pyetjes së dëshmitarëve dhe këqyrjes së pamjeve filmike në kamerat e sigurisë në disa biznese përreth, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit. Marra është dërguar para grupit hetimor ku po jep dëshminë e tij ndërsa burimet konfirmojnë se vrasja ka ndodhur për disa para borxh, që Marra i kishte familjes së gruas. /abcnews.al