SHBA sanksionon dy deputetët: Po planifikonin destabilizim

schedule17:55 - 20 Janar, 2022

schedule 17:55 - 20 Janar, 2022

Departamenti amerikan i Thesarit ka futur në listë të sanksioneve disa zyrtarë ukrainas dhe rusë të lidhur me qeverinë në Rusi që kanë pasur për qëllim destabilizimin e Ukrainës. Dy nga ta janë deputetë të Parlamentit të Ukrainës të cilët konsiderohen si shërbyes të Shërbimit të Inteligjencës së Rusisë.

“SHBA-ja është duke ndërmarrë aksione për të kundërshtuar kampanjën e rrezikshme, kërcënuese dhe të ndikueshmërisë së Rusisë që të dezinformimit në Ukrainë”, ka thënë nënsekretari i Thesarit, Wally Adeyemo.

“Ne jemi të angazhuar për të ndërmarrë hapa që mbajnë përgjegjëse Rusinë për veprimet e saj destabilizuese”.

Sipas thesarit amerikan Shërbimi i Inteligjencës Ruse ka rekruatuar dy anëtarë të parlamentit të Ukrainës për t’i përgatitur që ta marrin qeverinë e Ukrainës dhe ta kontrollojnë infrastrukturën kritike të Ukrainës përmes një force okupuese ruse. /Gazeta Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!