Post protesta e opozitës, policia shoqëron dhjetra persona

schedule20:14 - 16 Shkurt, 2019

schedule 20:14 - 16 Shkurt, 2019

Vetëm pak orë pas protestës së opozitës policia mësohet se ka nisur shoqërimet e para të personave që dyshohen si të përfshirë në përplasjet mes policisë dhe protestuesve që mësynë hyrjen e Kryeministrisë.
Mes personave të shoqëruar mësohet se është dhe Florenc Hoxha, ish- kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik në Tiranë. Hoxha u fiksua disa herë gjatë protestës së opozitës nga kamerat e mediave të ndryshme. Policia, sipas burimeve jozyrtare ka shoqëruar dhjetëra persona dhe për një pjesë të tyre mund të priten edhe fletë-arreste./abcnews.al