Kryeministri Edi Rama paralajmëroi krijimin e një qendre kibernetike në vend në bashkëpunim me strukturat e SHBA. Rama deklaroi se krijimi i kësaj qendre është vlerë e shtuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për NATO-n.
Në këtë pikë ai falenderoi kontributin e ambasadores së SHBA Yuri Kim ndërsa me batutë tha se është bërë zakon që vendi i saj përmendet vend e pa vend.
“Është bërë një lloj zakoni që përmendet ambasadorja e SHBA vend e pa vend. Falë angazhimit të saj në një ndërmjetësim të vazhdueshëm të qeverisë dhe strukturave përtej oqeanit jemi duke folur për një projekt që ka të bëjë për krijimin e një qendre ekselence të mbrojtjes kibernetike jo vetëm për Shqipërinë por edhe si një vlerë e shtuar për NATO-n.
Gjëra të pabesueshme por falë partneriteve të duhura, falë pozicionit tonë dhe falë vullnetit dhe pasionit për t’i dhënë një përmasë tjetër strategjisë duke shfrytëzuar edhe teknologjinë dhe inovacionin. Ne mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thashë”, deklaroi Rama. /abcnews.al