“Qumështin e shesim më lirë se uji”, blegtorët nga Gjirokastra, Fieri dhe Vlora protestë në Jorgucat

schedule11:32 - 20 Janar, 2022

schedule 11:32 - 20 Janar, 2022

Këtë të enjte për mungesë të subvencioneve, blektorët e Gjirokastrës, Fierit dhe të Vlorës janë bërë bashkë në fshatin Jorguçat, bashkia Dropull.

Në fjalën e tyre për mediat blektorët shprehen se ato e shesin qumështin më lirë se uji, ndërkohë që është dyfishuar çmimi për ushqimin e bagëtive.

Çmimi i qumështit që shesim është më i lirë se uji, ndërsa është dyfishuar çmimi i ushqimit për blegtorinë”, shprehen fermerët.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ato kërkojnë takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për ta informuar nga afër në lidhje me situatën në të cilën ato ndodhen.

Nëse nuk marrim subvencione do të përshkallëzojmë protestën , do të shesim tufat dhe do ikim në emigracion”, kanë thënë ato./abcnews.al