Drejtori i Policisë së Shtetit përgëzon uniformat blu: Bëmë detyrën

schedule17:13 - 16 Shkurt, 2019

schedule 17:13 - 16 Shkurt, 2019

Pas përfundimit të protestës së opozitës, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka mbërritur në sheshin para kryeministrisë, për të përshëndetur efektivët e policisë të angazhuar për mbarëvajtjen e saj.

Ai i ka përgëzuar, ndërsa interesimit të gazetarëve iu përgjigj vetëm me fjalinë “Policia e shtetit ka bërë vetëm detyrën”. Pesë efektivë mbetën të lënduar nga protesta e së shtunës. Gjithashtu lëndime kanë pësuar edhe dy përfaqësues të mediave si dhe disa protestues./abcnews.al