Rama gati për t’u futur në bord, publikohen fotot e vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane

schedule08:28 - 20 Janar, 2022

schedule 08:28 - 20 Janar, 2022

Faqja zyrtare e anijes amerikane US Navy ka ndarë foto të kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores së SHBA në Tiranë Yuri Kim teksa vizitojnë aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman Carrier Strike Group (HSTCSG)”. Rama shihet i veshur si detar teksa bëhet gati për t’u futur në bord.

“Mirë se vini në bord! HarrySTruman (CVN 75) priti Kryeministrin shqiptar Edi Rama, ambasadoren  e SHBA në Tiranë, dhe VIP-at shqiptarë në #Detin Mesdhe, 14 janar 2022. HSTCSG është vendosur në NavyEurope për të ruajtur stabilitetin dhe sigurinë detare në rajon” thuhet në postim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!