TIRANË-Kati i katërt i një pallati në zonën e Freskut është përfshirë në flakë në orët e para të mëngjesit. Apartamenti i marrë me qira nga një grua ka pësuar vetëm dëme materiale si pasojë e flakëve.
“Me datë 20.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te Fresku, ka rënë zjarr në katin e katër të një pallati, në banesën e marrë me qira nga shtetasja E. D., ku ka vetëm dëme materiale”, thotë policia.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /abcnews.al