Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në një postim në llogarinë e saj në Twitter, tregon se përse ajo është optimiste për të ardhmen e marrëdhënieve të Shqipërisë dhe SHBA-ve. Diplomatja amerikane thekson se vendi është në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.
“Ne jemi në një moment të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Duke forcuar demokracinë dhe duke implementuar reformën në drejtësi, duke i çuar lidhjet mes SHBA dhe Shqipërisë në Mbrojtje në nivele të tjera dhe duke rritur shkëmbimet dhe investimet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Jap pse jam optimiste për të ardhmen së bashku.”
YURI KIM NË TWITTER
We’re at an important moment in fighting corruption & ending impunity; strengthening democracy & implementing justice reform; taking ???? defense ties to new highs; increasing ???? trade & investment. Here’s why I’m optimistic about our future together? https://t.co/nUgWcOTaDZ
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 19, 2022
/abcnews.al/