700 mijë euro për secilin nga ushtarakët që strehohen në Greqi

schedule22:03 - 16 Shkurt, 2019

schedule 22:03 - 16 Shkurt, 2019

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka vendosur një çmim prej 700 mijë euro për secilin nga 8 ushtarakët turq që aktualisht ndodhen në Greqi. Ata kanë kërkuar azil pasi u fshehën atje si pasojë e përpjekjes së dështuar për grusht shteti në korrik të 2016-s.

Që të 8 kanë përfituar azil nga drejtësia greke, i cili është i vlefshëm në të gjithë Europën. Por në të vërtetë ata nuk mund të lëvizin për arsye sigurie dhe janë vendosur në një vend shumë sekret. Familjarët e tyre që jetojnë në Turqi janë bërë shpesh objekt presionesh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!