Është mbyllur mes debateve Komisioni Hetimor për Incineratorët. Në fund të kësaj mbledhje kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj Partisë Socialiste se ka bllokuar hetimin.
Mes të tjerash Tabaku tha se PD do të vijojë ta denoncojë këtë aferë, ndërsa shtoi se do publikohen fakte të reja lidhur me skandalin e incineratorëve.
“Fatkeqësisht PS votoi kundër hetimit të incineratorëve. Për tre orë u përpoqa të kërkojë socialistëve të votojnë planin e hetimit. Nuk kanë arsye të fshihen hetimit sot. PD prezantoi sot një plan hetimit me 20 dëshmitarë dhe kërkoi të zbatojë rregulloren. Kërkuam të vijë informacion nga institucionet shtetërore. Ka munguar. Komisioni ka një fitore të vogël, arrestimin e Lefter Kokës. PS duhej të na lejonte të vijonim hetimin për tre muaj. Nuk u lejua. Me votën kundër hetimit sot PS doli mburojë e Edi Ramës dhe e Lefter Kokës. Nuk e justifikoj votimin kundër. PD është e vendosur të denoncojë dhe të çojë prova të tjera në SPAK do bëjmë publik informacionet që na kanë ardhur tek Komisioni Hetimor.” tha Tabaku. /abcnews.al/