Evertoni shkarkoi pak ditë më parë trajnerin Rafa Benitez dhe kjo erdhi për shkak të rezultateve negative që kishte marrë skuadra këtë sezon në Premier League.
Nga 19 ndeshjet e para në kampionatin anglez ekipi nga Godison Park ka mbledhur vetëm 19 pikë, duke u renditur kështu në vendin e 16-të.
Menjëherë skuadra angleze është hedhur në sulm për të gjetur edhe zëvendësuesin e Benitez dhe sipas “Telegraph.co.uk” në tavolinën e drejtuesve janë shtruar dy emra.
Wayne Rooney dhe Frank Lampard janë dy alternativat e mundshme të cilat drejtuesit po i shqyrtojnë me kujdes, për t’iu besuar më pas edhe drejtimin e skuadrës.
Rooney është aktualisht trajner i Derby County në Championship, ndërsa legjenda e Chelseat është aktualisht i lirë. /f.a/abcnews.al