Roma mori një fitore të vuajtur kundër Cagliarit, teksa falë golit të Sergio Olivieras siguroi 3 pikët.
Debutim me gol për Olivierën që e nis mbarë eksperiencën te verdhekuqtë e Jose Mourinhos, i cili i jep fund kështu dy humbjeve radhasi në kampionat.
Për skuadrën e Mourinhos titullarë nga minuta e parë ishte edhe lojtari i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili luajti për 90 minuta.
Me këtë fitore skuadra e Romës arrin në kuotën e 35 pikëve e pozicionuar në vendin e 6-të, ndërsa Cagliari ngelet në 16 pikë në vendin e 18-të.
/f.a/abcnews.al