Mehmeti debuton me fitore ndaj Egnatias, Kastrioti “zhyt” në krizë Teutën

schedule15:46 - 16 Janar, 2022

schedule 15:46 - 16 Janar, 2022

Partizani ka arritur të marrë 3 pikët e para për vitin 2022, duke mposhtur me rezultatin 3-0 skuadrën e Egnatias.

Demat arritën të shënojnë të 3 golat në pjesën e dytë të takimit, ku goli i parë erdhi nga këmbët e Esat Malën në minutën e 47-të.

Debutim fantastik për Xhuliano Skukën i cili arriti të shënonte gol me fanellën e kuqe që në ndeshjen e parë , duke i dhënë kështu avantazhin e dyfishtë skuadrës së Partizanit 61’.

Për të mbyllur sfidën mendoi Arinaldo Rrapaj 73’, që dërgoi shifrat në 3-0. Egnatia në minutat e mbetura nuk gjeti dot forcën të reagonte duke dalë pa pikë nga përballja me kryeqytetasit e Dritan Mehmetit.

Me këtë fitore demat arrijnë në 21 pikë të pozicionuar në vendin e 5-të, ndërsa Egnatia ngelet në kuotën e 14 pikëve në vendin e ftohtë të renditjes.

Fitore edhe për Kastriotin që befasoi skuadrën e Teutës, ndërsa fitoi me shifrat 2-0. Nga një gol për çdo pjesë nga djemtë e Emiljano Çelës.

Bedri Greca në minutën e 14 ishte ai që i dha avantazhin krutanët, duke u bërë kështu edhe lojtari i parë që shënon golin për vitin 2022.

Spartak Ajazi tundi rrjetën në minutën e 72, për të dërguar rezultatin 2-0. Djemtë e detit nuk mundëm ti bënin ballë dëshirës së krutanëve për të dalë me 3 pikë nga kjo përballje.

Kastrioti i “zhyt” në krizë durrsakët e Edi Martinit të cilët marrin humbjen e tretë në katër ndeshjet e fundit në kampionat.

Krutanë më fitoren e arritur shkon në 11 pikë në vendin e fundit duke kërcënuar Egnatian e cila tani ka vetëm 3 pikë, ndërsa në krahu tjetër Teuta mbetet në kuotën e 18 pikëve në vendin e 6-të. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!