Duke iu referuar shprehjeve të njohura të njerëzve të mençur nëpër botë mbi budallëkun kryeministri Edi Rama sqaron situatën e krijuar nga boja që iu derdh mbi fytyrë nga deputeti Edi Paloka.
“Budallai është një njeri që me shiringë në dorë e hedh bojën në parlamentin e vendit, ndërsa budallalëku që ia jep guximin dhe krenarinë është një parti parlamentare. Madje është më keq se kaq. Nuk është një, por janë dy parti parlamentare që e kanë kthyer me vetëdije budallallëkun në një platformë ku çdokush përpiqet të kërcejë sa më lart në qiellin e budallallëqeve”, tha ai.
Budalla i llojit të veçantë është Edi Paloka kër kryeministrin Rama.
“Palo budalla në kuptimin më të plotë të fjalës”, u shpreh ai.
Për kryetarin e qeverisë, seanca e fundit në Kuvend ishte dita kur të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut i kishin sytë tek ky parlament, në vend të respektit të mikut, opozita e shndrroi në ditën e mavrisë me bojë.
“Këta janë të zhurmshëm dhe të lodhshëm e s’ke faj kur thua na nxinë jetën, por këta janë dhe do të mbeten një pakicë që shumicë dot nuk bëhen”, tha Rama.
Prandaj i kërkon nga Facebooku që të bëjnë një herë e mirë dallimin midis tij dhe opozitës.
“Ja pse nuk është punë grushtash e shqelmash o mik, por është më e thellë. Është një luftë që vazhdon mes mavrinjve me bojë dhe Shqipërisë që duhet të rrojë e të bëhet zonjë”, u shpreh Rama./abcnews.al