Makina përplas motorin në Vlorë, drejtuesi përfundon në spital

schedule10:28 - 15 Janar, 2022

schedule 10:28 - 15 Janar, 2022

Një person është lënduar mëngjesin e kësaj të shtunë në Vlorë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur pranë Teatrit Petro Marko në Vlorë.

Sipas informacioneve një automjet i llojit Hyndai ka përplasur një motor fast foodi, ku si pasojë është lënduar drejtuesi i motorit.

Fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Vlorës.

“Me datë 15.01.2022, rreth orës 10:00, në lagjen “Lef Sallata”, automjeti tip “Hunday”, me drejtues shtetasin M. Sh., ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin N. S., i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!