Rikonstruksioni i “Gustav Mayer”, prindërit kundër zhvendosjes së nxënësve

schedule14:15 - 14 Shkurt, 2019

schedule 14:15 - 14 Shkurt, 2019

Prej dy ditësh këta prindër protestojnë. I ka shqetësuar bashkia e Tiranës, me vendimin për të kryer punime në mes të vitit në shkollën 9 vjecare “Gustav Mayer”. Nxënësit do bëjnë mësim në dy shkolla të tjera pasdite e nuk janë dakord.

Vetë drejtoresha e shkollës tregon se këto punime ishin parashikuar prej muajsh, por vetëm tani u vendos data e tyre. Sipas saj punimet do zgjasin 2 muaj, dhe shpërndarja e nxënësve në dy shkolla të tjera bëhet për shkak të kapaciteteve.

Në ditën e dytë të protestës së prindërve ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë Tiranë. Në sqarimin e saj, bashkia thotë se arsyeja e ndërhyrjes në këtë periudhë të vitit në shkollë, bëhet për të siguruar kohën e nevojshme, që punimet e parashikuara, që sipas saj do zgjasin 6 muaj, ta gjejnë të rikonstruktuar shkollën në shtator 2019. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!