Fatjon Doda, 22 vjeç nga fshati Shëndëlli në Konispol, është denoncuar si i zhdukur.
ABC ka siguruar foton e 22-vjeçarit, ndërsa mëson se denoncimi për zhdukjen e të riut është bërë nga motra e tij, e cila njofton se kanë humbur çdo komunikim me të prej disa ditësh.
Policia ndërkohë ka nisur një hetim për të rënë në gjurmët e të riut, fati i të cilit ende nuk dihet. /abcnews.al/