Qëllimi i opozitës nuk është bojkotimi i zgjedhjeve. I ftuar në emisionin “Byro Politike”, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se opozita nuk do t’i braktisë zgjedhjet.
“Kjo është një tur interesant që fjalën e kanë qytetarët. Mesazhi i Bashës është që 16-a është fjala juaj, dita juaj. Opozita nuk braktis zgjedhjet. Qëllimi i asj final janë zgjedhjet. Opozita po bën gjithçka për zgjedhje të vërteta. Koha është dytësore. Në funskion të këtyre është edhe koha. Rëndësi ka që opozita para shqiptarëve dhe botës të krijojë, të sakrifikojë për një proces zgjedhor që e meritojnë qytetarët e këtij vendi”, u shpreh Berisha.
Kur para dy vitesh opozita luftoi kundër kanabizimit, sipas Berishës tani kemi kaluar nga shiu në breshër, pasi është zëvendësuar me drogat e forta.
“Tani që kanabisi u zëvendësua me kokainë dhe heroinë, u kalua nga shiu në breshër. Për fatin tonë më të keq ne kemi përdorimin më të lartë të kokainës. Ne jemi renditur vendi i parë në botë për përdorimin e kokainës. Pakësimi i kanabisit është njëlloj si të thuash anafalbetizmi u zhduk, por u shtua injoranca”, tha Berisha./abcnews.al