Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratës së sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në lidhje me protestën e 8 janarit. Policia thekson në një deklaratë për mediat se ka ndërhyrë konform ligjit pa vonesë dhe ka kryer detyrat e saj. Ai shton se hedh poshtë çdo akuzë për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës.
“Policia e Shtetit referuar deklaratave të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demoktarike Gazment Bardhi gjatë emisionit në Opinin në TV KLAN, sqaron dhe informon opinonin publik dhe të gjithë ata që janë të interesuar se:
Reagimi për ndërhyrjen gjatë protestës së ndodhur në datën 8 janar, është bërë konform ligjit dhe rregullave që përcaktojnë qartësisht detyrat e Policisë së Shtetit dhe rastet se kur ndërhyhet në ambientet e një selie të një partie politke. Hedhim poshtë çdo akuzë, aludim apo insinuatë të shprehur gjatë këtij emisioni, dhe jo vetëm për implikime të zyrtarëve të Policisë në skenarë akte dhune gjatë protestës dhe menaxhimit të gjithë situatës.
Sqarojmë opinionin publik se Policia e Shtetit nuk ka ndërhyrë me vonesë, por ka kryer detyrat e saj bazuar në aktet ligjore e nënligjore dhe ka menaxhuar me profesionalizëm e paanshmëri protestën e datës 8 janar 2022.
Keqardhje për zëra të pavërtetë dhe dashakeqës ndaj punës së Policisë, e cila edhe për masat e marra në protestën e datës 8 janar ka marrë vlerësimet maksimale nga OSBE dhe organizma e partnerë të tjerë ndërkombëtarë”, thuhet në reagimin e policisë. m.v/abcnews.al