Marrëveshja e 18 Majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës ka pasur shumë kritika, por ish-kryeministri ka deklaruar në emisionin “Byro Politike” se e ka mbështetur gjithmonë atë. Megjithatë ai theksoi se ajo marrëveshje ka vdekur, pavarësisht se Edi Rama përpiqet ta përdorë për interesa të tij.
Për Berishën, marrëveshja e 18 Majit kishte qëllim që shqiptarët të votonin të lirë.
“Sot nuk ka njeri që mund të thotë se këtu mund të bëhen zgjedhje. Mos harroni, nuk jam unë autori i marrëveshjes së 18 Majit, por jam mbështetës i saj. E deklaroj edhe sot. Marrëveshja ka vdekur dhe nuk kthehet më. Edi Rama e paraqet për interesa të veta që të duket sikur nuk ka vdekur. Lulzim Basha ia ka bërë të qartë që ajo marrëveshje ka vdekur. Qëllimi i saj ishte vetëm që shqiptarët të votonin të lirë. Nuk ka zgjedhje të lira nëse kryeministri vendos të vjedhë zgjedhjet”, tha Berisha.
Përsa i përket protestës që pritet të mbahet më 16 Shkurt në Tiranë, kryeministri Berisha tha se ajo do të jetë një përballe historike./abcnews.al