Protesta e 16 Shkurtit, Berisha: Përballje historike

schedule20:25 - 13 Shkurt, 2019

schedule 20:25 - 13 Shkurt, 2019

Për ish-kryeministrin Sali Berisha, protesta që pritet të mbahet të shtunën është një përballje historike. Ai solli në vëmendje në emisionin “Byro Politike”, dy nga vjedhjet më të mëdha të zgjedhjeve sipas tij. Përsa i përket zgjedhjeve të 2017-s, ai theksoi se raporti i OSBE/ODHIR rrëzon çdo zgjedhje pasi blerja e votave arriti në 20%.

“Protesta është një përballje historike, në një mision historik. Në pluralizmin shqiptar dy kanë qenë grabitjet më të mëdha elektorale. Ishte viti 2001 vit në të cilin opozita ia doli të mbledhë dokument pas dokumenti dhe të ndryshojë raportin e OSBE, të detyrohet të thotë në raportin përfundimtar ku opozita solli fakte që provuan dhunimin dhe marrjen e mandateve. Çfarë ndodhi në 2017-n? Një raport i OSBE-së që thekson se blerja e votave arriti në 20%. Mjafton kjo për ata që lexojnë që të rrëzojnë çdo zgjedhje. Me 20% të blerjeve të votave nuk ka më vlerë. Opozita u gjet pa provat e nevojshmë të këtij 20%. Kaloj koha dhe doli dosja famoze 339”, tha Berisha.

Kjo dosje, e cila është e insitucioneve shtetërore tha Berisha faktoi se në qytetet kryesore në Shqipëri u përdorën bandat për të vjedhur zgjedhjet. Sipas ish-kreut të PD-së dosja 339 ka ende mijëra faqe të pazbardhura.

“Tani jo më dokument i opozitës, por institucioneve shtetërore, ku faktohet se në Durrës, në Lezhë, në Elbasan, u përdorën bandat dhe qenë ato që përcaktuar zgjedhjet. Bandat u përdorën të lidhur me ministra gjer dhe kryeministrin. Dosja edhe sot ka mijëra faqe të pazbardhura sepse duhet që nuk ka ndëshkueshmëri për qeveri, nuk ka ligj për Edi Ramën. Opozita ka meritën e madhe. Një mirënjohje Zërit të Amerikës që ka dhënë vetëm një pjesë, majën e ajsbergut të asaj dosje”, u shpreh Berisha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!