Artan Grubi: Uniformat e policisë në Maqedoni do të jenë edhe në gjuhën shqipe

schedule23:26 - 12 Janar, 2022

schedule 23:26 - 12 Janar, 2022

Uniformat e reja të Policisë së Maqedonisë së Veriut do të jenë edhe në shqip, në komunat ku vlen ligji për përdorimin e gjuhëve.

Këtë premtim e ka bërë zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, pasi u pyet nga gazetarët përse po zvarritet zbatimi i dygjuhësisë në uniformat e policisë.

E kam diskutuar këtë çështje me ministrin e punëve të Brendshme dhe më ka siguruar që nuk ka asnjë problem për ta respektuar ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Filluam me Policinë Pyjore, atje tashmë i ndryshuam uniformat dhe në pjesën Veri-Perëndimore të shtetit, policët i kanë uniformat në dy gjuhë e gjuhë, e njëjta do të ndodh edhe me uniformat e policisë në komunat ku vlen ligji për përdorimin e gjuhëve”, tha Grubi.

Gazetari: Ministri asnjëherë s’ka dhënë afat konkret. Uniformat e policisë kufitare kanë ardhur dhe nuk janë në dy gjuhë.

Grubi: Besoj se uniformat ngjitëse e keni fjalën, sepse uniformat nuk kanë ardhur të shtypura. Pjesa e dygjuhësisë në ato ngjitëset që i kanë në uniforma. Vlerësoj që në javët para nesh do e adresojmë këtë çështje në Qeveri./ INA