U dëmtua nga tërmeti, hapet tenderi për restaurimin e Teatrit të Kukullave

schedule16:52 - 12 Janar, 2022

schedule 16:52 - 12 Janar, 2022

Teatri Kombëtar i Kukullave i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 do të restaurohet së shpejti përmes një investimi nga programi i BE.

Lajmin e bën BE në Tiranë përmes një postimi në rrjetin social ku fton të gjitha kompanitë e interesuara të aplikojnë për shpalljen e tenderit të “Restaurimit të Teatrit Kombëtar të Kukullave”.

Afati i fundit i aplikimit është data 24 Janar. 

/abcnews.al