Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump “kopjon” Ramën: Lind America.gov

schedule22:47 - 29 Shtator, 2026

schedule 22:47 - 29 Shtator, 2026

Presidenti Trump ka shpallur krijimin e një platforme dixhitale ku qytetarët do të kenë mundësi të shprehin shqetësimet e tyre dhe të marrin përgjigje në kohë reale nga autoritetet. Kjo është një përpjekje e ngjashme me nismën e qeverisë shqiptare, e quajtur Pasqyrë Albania ku qytetarët shqiptarë do të kenë kontakt direkt me autoritetet për denoncime, shqetësime dhe marrë zgjidhje në kohë reale.

Donald Trump ka prezantuar America.gov, platformën e re të qeverisë amerikane me inteligjencë artificiale, ku qytetarët do të mund të pyesin direkt për shërbimet federale, pa kërkuar një më një në faqet e institucioneve.

Në vend që qytetari të kërkojë në dhjetëra apo mijëra faqe të institucioneve federale, ideja është që pyetjen ta bëjë në një vend të vetëm dhe sistemi ta orientojë drejt informacionit apo shërbimit që kërkon.



Një tjetër hap drejt dixhitalizimit të marrëdhënies mes shtetit dhe qytetarit.

Por një koncept i ngjashëm po merr formë edhe në Shqipëri.

Pasqyrë Albania, platforma e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, synon të vendosë përballë qytetarit punën e shtetit: projektet, dokumentet, fondet, ecurinë e proceseve dhe përgjegjësitë institucionale.

Rama ka deklaruar se platforma nuk duhet të shërbejë vetëm për të treguar anën pozitive të qeverisjes, por edhe problemet, vonesat apo projektet e pezulluara.

Dy vende të ndryshme, dy platforma të ndryshme, por një drejtim i përbashkët: më pak sportele, më pak kërkime nëpër institucione dhe më shumë informacion të aksesueshëm nga qytetari në mënyrë dixhitale.

Në Amerikë, teknologjia vendoset në qendër të shërbimeve të shtetit. Në Shqipëri, synimi i deklaruar është që teknologjia të vendosë qytetarin në qendër të kontrollit mbi punën e shtetit.

Këto platforma,synojnë të arrijnë të kthehen nga një tjetër faqe në internet, në një marrëdhënie të re dhe më të drejtpërdrejtë mes qytetarit dhe institucioneve.
Gjatë prezantimit, Trump tregoi se ditët e fundit disa njerëz i kishin thënë se platforma mund të ishte një nga arritjet më të mëdha të administratës së tij. Presidenti amerikan nuk ishte dakord dhe e shoqëroi prezantimin me një batutë.

“Njerëzit e kanë parë këto ditët e fundit dhe nuk mund ta besojnë. Thonë: ‘Kjo është një nga gjërat më të jashtëzakonshme që ka bërë qeveria juaj’. Unë nuk mendoj kështu. Mendoj se është shumë e mirë”, u shpreh Trump.

Trump tregoi se dikush madje i kishte thënë se America.gov mund të ishte “gjëja më e madhe” që kishte bërë si president.

“Unë i thashë: ‘Nuk mendoj kështu’. Por është shumë e mirë, në rregull? Është thjesht edhe një gjë tjetër. Nëse kjo është gjëja më e madhe që kam bërë ndonjëherë, atëherë kam qenë një president shumë i keq”, tha ai.

America.gov është menduar si një adresë e vetme për qytetarët që kërkojnë informacion nga qeveria federale. Në vend që të kalojnë nga një faqe shtetërore te tjetra, ata mund të bëjnë një pyetje dhe inteligjenca artificiale kërkon informacionin në burimet zyrtare të qeverisë.

Përmes saj mund të kërkohet informacion për rinovimin e pasaportës, Medicare, kreditë studentore, vendet e punës në qeveri dhe programe të tjera federale.

Por platforma tërhoqi vëmendje edhe për një tjetër arsye menjëherë pas lançimit. Inteligjenca artificiale nisi t’u përgjigjej edhe pyetjeve politike, mes tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, ndryshimet klimatike dhe emrin e Trump në dokumentet që lidhen me Jeffrey Epstein.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!