SHBA, merret verdikti për “El Chapo”

schedule23:26 - 12 Shkurt, 2019

schedule 23:26 - 12 Shkurt, 2019

Pas shqyrtimit të 50 dëshmive dhe një mori faktesh e provash, juria amerikane ka marrë verdiktin duke shpallur fajtor bosin meksikan të drogës “El Chapo” Guzman për 10 akuza të ngritura nga drejtësia amerikane.

Anëtarët e jurisë në gjyqin që po zhvillohet ndaj Hakin “El Chapo” Guzman në Nju Jork kanë marrë verdiktin për baronin meksikan të drogës. Guzman, 61 vjeç, mbahet përgjegjës për të paktën 10 vepra penale, përfshirë këtu trafikun e drogës dhe drejtimin e organizatës kriminale që mban emrin e shtetit të Sinaloas, që është dhe vendlindja e tij në veri-perëndim të Meksikës.

Nëse shpallet fajtor në seancën e ardhshme gjyqësore, ai do të përballet me burgim të përjetshëm, një verdikt ky i miratuar unanimisht. 12 anëtarët e jurisë nisën shqyrtimin e verdiktit më 4 shkurt në gjykatën federale të rajonit të Bruklinit. Mungesa paraprake e verdiktit u duk se e kënaqi pa masë “El Chapon”, i cili në fund të seancës u përqafua me avokatin e tij, përpara se të largohej nga salla.

Konkretisht, Guzman akuzohet se ka trafikuar tonelata kokainë, heroinë, marijuanë dhe metamfetaminë në Shtetet e Bashkuara gjatë kohës që ka drejtuar kartelin e tij. Ai u arratis dy herë nga dy burgje të sigurisë së lartë në Meksikë përpara se të arrestohej sërish në janar të 2016-s. në gjyqin 11-javor të tij dëshmuan mbi 50 persona, përfshirë këtu 14 bashkëpunëtorë që pranuan të rrëfeheshin për prokurorët amerikanë. Avokatët e Guzman argumentuan se ai ishte futur në kurth dhe ekspozuar si bos i drogës nga Ismael Zambasa, një tjetër baron i narkotrafikut, por prokurorët arritën të provonin se të dy ata ishin ortakë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!