Në kuadër të ndihmën dhe furnizimit me vaksina anti Covid për vendet e treta, Greqia do të dërgojë një furnizim drejt Nigerisë.
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, gjatë takimit të tij me Ministren e Shtetit Nigerian, përgjegjëse për Shëndetësinë, Adeleke Olorunibl Mamora (Adelebe Mamora) ka bërë me dije se përmes COVAX. Greqia do të dërgojë 907,000 doza vaksina anti Covid në Nigeri.
“Si shenjë e mbështetjes së Nigerisë për pandeminë, njoftova dhurimin grek të 907,000 vaksinave në Nigeri përmes COVAX”, ka thënë Nikos Dendias.
Ndërkohë kujtojmë se Dendias është ministri i parë i Jashtëm grek që ka zhvilluar një vizitë në këtë vend të Afrikës Subsahariane./abcnews.al

