Basha: S’kishim gaz brenda por vetëm bombola, kur hodhi policia ishte e tmerrshme edhe për ne

schedule15:59 - 9 Janar, 2022

schedule 15:59 - 9 Janar, 2022

Lulzim Basha mohoi edhe njëherë që ditën e djeshme është hedhur gazlotsjellës nga brenda Partisë Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, i pyetur nga gazetarët për lëndën që janë hedhur për të cilat është proceduar penalisht Gazment Bardhi, Basha tha se dje është përdorur vetëm bombola që fik zjarrin dhe që lëshon pluhur të bardhë.

Kreu i demokratëve tha se në momentin që është hedhur gazi nga policia edhe ata që ndodheshin në kat të dytë të godinës janë ndjerë keq.

Lexo edhe: 1 ditë pas përplasjeve, Basha: Sot nuk është dita për të qeshur mbi rrënoja siç bëri Berisha

“Dua të refuzoj çdo akt dhunë që është kryer dhe distancohem nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu. Ata kishin ardhur me një qëllim, nëse kjo nuk kthehet në bunker për të duhet të shkatërrohet. Të derdhte gjak, e patë si eksitohej, e patë si qeshte edhe sot. U kthye në skenë e krimit dhe qeshte.

Pjesa tjetër është lojë e Ramës dhe Berishë. Gaz bardhi nuk ka lidhje me  lëndë radioaktive. E patë që e vetmja gjë që kishim për tu mbrojtur ishin bombola zjarrfikëse. Ishin bombola me materialin që fik zjarrin. Po të shikonin dhe disa fatkeq që rrini  në para tyre dhe zbardheshin nga pluhuri. Po kështu keni parë që kur polici ndërhyri me gaz ishte e tmerrshme, edhe brenda në godinë.

I shkau sot se unë kam nxjerrë armët natën se kisha frikë mos më kapte policia, tani o policia është me mua, ose… nuk dua të flas më shumë seç kam folur për ata të dy sot që mendojnë për momentin se kjo dhunë mund të na ketë ndalur. Shumica e shqiptarëve nuk e duan më këtë gjendje”,-deklaroi Basha.

Lulzim Basha premtoi sot ringritjen e Partisë Demokratike, një ditë pas protestës të thirrur nga Sali Berisha për nxjerrjen e tij nga zyra, por që nuk e arriti. Protesta e djeshme degjeneroi në dhunë, ndërsa protestuesit me mjete rrethanore bënë të pamundurën për të shqyer dyert e blindura. Po ashtu ata përdorën edhe shkallët për të hyrë direkt në zyrën e Bashës në kat të dytë të godinës, ndërsa goditjet me gurë thyen thuajse të gjithë xhamat e selisë blu. Ishte ndërhyrja e policisë pas telefonatës së deputetëve, që ndodheshin brenda në godinë, siç u raportua se po u rrezikohej jeta që solli më pas largimin e turmës së protestuesve me gaz lotsjellës. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!