Sanksionet që mund të vendosë SHBA dhe aleatët ndaj Rusisë, nëse pushton Ukrainën

schedule07:29 - 9 Janar, 2022

schedule 07:29 - 9 Janar, 2022

Administrata Biden dhe aleatët e saj po bashkëpunojnë për të vendosur një  sërë sanksionesh shumë të ashpra financiare, teknologjike dhe ushtarake kundër Rusisë.  Masat ndëshkuese do të hynin në fuqi menjëherë pas një pushtimi të mundshëm të Ukrainës.

Mediat e huaja raportojnë se në prag të bisedimeve të Gjenevës mes Moskës dhe Uashingtonit, një vendim i tillë ka për qëllim që t’ia bëjë të qartë presidentit rus, se cila do të jetë kostoja për të paguar një aksion të fuqishëm kundër Kievit.

Ndër veprimet në frontin financiar mund të jetë përjashtimi i Rusisë nga sistemi Swift i cili rregullon transaksionet financiare midis më shumë se 1100 bankave në 200 vende, siç ndodhi me Iranin.

Ndërkohë në lidhje me një vendim të tillë akoma nuk ka asgjë konkrete./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!