Viti 2018 shënon rritje të grabitjeve dhe vrasjeve të tipit mafioz

schedule16:27 - 11 Shkurt, 2019

schedule 16:27 - 11 Shkurt, 2019

Vjedhje me thyerje dhe vrasjet me dashje ishin dy veprat penale me nurmrin më të lartë të regjistruar gjatë vitin 2018. Shqetësim për policinë e shtetit mbeten zbulueshmëria e tyre, ndërsa ekzekutimet mafioze në disa qytete të vendit vijojnë të mbeten pa autor.

Përveç rritjes së grabitjeve të bizneseve në 2018 u rritën edhe numri vrasjes me dashje, sidomos ekzekutimet e tipit mafioz.  Prej më shumë se 5 vitesh në statistikat e policisë së shtetit, raportoheshin ulje të nurmit të vrasjesve, si edhe zbulimin e autorëve të veprave të rënda penale gjë, që nuk rezultoi kështu për vitin e kaluar. Në 2018 u ekzekutuan sipas shifrave zyrtare të policisë, 51 persona, 1 më shumë se 2017, ku më shumë se gjysma e autorëve nuk janë zbuluar ende. Tipologjia e vrasjeve mafioze është shqetësimi kryesorë për struktuarat kriminalistike të uniformave blu.

Në disa ngjarje kriminale të 2018 janë ekzektutuar më shumë se një person gjatë antentateve, ndërsa në regjistat e policisë procesverbali është shënuar jo në bazë të nurmit të viktimave por, në bazë vepres penale. Në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës, Elbasnit dhe Vlorës vrasjet e bujshme janë kryer në qendrat urbane duke shkaktuar frikë dhe panik te popullsia lokale.

Grabitjet e bizneseve kanë shënuar gjithashtu rritje për 2018. Në total 596 të tilla, ndërsa për të njëjtën periudhë të 2017 shifra ka qenë me rreth 100 vjedhje më pak. Rënien më të madhe në përqindje të krimeve të evidentuara e mbartin “vjedhjet e kryera duke shpërdoruar detyrën” ku rezulton se gjatë 2018 ka pasur një rënie me – 40 % krahasuar me 2017. Gjithashtu dhe krimet e pasionit dhe ato me natyrë seksuale, si dhe të drogës kanë njohur rënie krahasuar me vitin 2017./abcnews.al