Zbulohen emrat e katër personave të arrestuar në lidhje me publikimin e listës së pagave dhe targave. Ata janë Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Specialistja e IT Eni Qirjako e punësuar pranë AKSHI-t ka marrë listën e pagave dhe ia ka kaluar kolegut të saj Andi Agaraj i cili më pas e ka shitur atë te përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se punonjësja e AKSHI-t i ka kaluar të dhënat në një USB të cilën ia ka dhënë kolegut të saj, i cili i ka shitur në këmbim të përfitimeve financiare.
Roli i të arrestuarve
Eni Qirjako – Specialiste e IT në drejtorinë e Tatimeve
Andi Agaraj- Specialist i IT në drejtorinë e Tatimeve
Klodian Sota- Përmbarues
Endri Ikonomi- Përmbarues
m.v/Abcnews.al