Skandali i pagave, Artan Hoxha: Po fshihen gjurmët, në fund do dënohen “shoferët”

schedule23:17 - 11 Janar, 2022

schedule 23:17 - 11 Janar, 2022

Gazetari Artan Hoxha foli në “Log.” në ABC për skandalin e publikimit të dhënave personale. Hoxha u shpreh se personat e përfshirë në këtë histori janë me interference politike.

“Ne kemi në burg kryetarin e Bashkisë së Lushnjes dhe një tabor vartësish të tij atje për një tabor kanalesh vaditëse. I mbajmë brenda atje sepse themi që mund të na prishin hetimin. Në rastin konkret për të dhënat personale duhet të kuptojmë që ka një luftë politike.

Nuk është më histori kriminale. Personazhet e përfshira në këtë histori janë me interference politike. Këta që e ngritën sistemin, e ka bërë qëllimisht kështu që ta ketë të aksesueshëm dhe t’i përdorë këto të dhëna në zgjedhje”, tha Artan Hoxha.

Ai deklaroi se agjencia më e dobët e shtetit shqiptar është ajo e krimit ekonomik dhe kibernetik, duke shtuar se me rrjedhën që ka marrë hetimi duke se në fund ashtu si në rastin e kapjes së ngarkesave me kokainë do të dënohet vetëm “shoferët”.

“Ai shteti elektronik që thotë Rama në dorën tënde, i kërkon edhe bariut në mal të japë të dhëna edhe për bagëtitë. Kur dolën të dhënat para 7 muajsh nuk pati hetim nga prokuroria sepse u mbrojt. Radhën e parë u kërkua një hetim shterues por nuk u bë. Agjencia më e dobët që ka shteti shqiptar është ajo e krimit ekonomik dhe kibernetik. Po mundohen të minimizojnë hetimin, të fshehin gjurmët dhe të dënojnë vetëm “shoferët” si në rastin e kokainës”, u shpreh ai. m.v/Abcnews.al