Bolsonaro: Fëmijët nuk vdesin nga koronavirusi, por nga vaksinat

schedule08:46 - 7 Janar, 2022

schedule 08:46 - 7 Janar, 2022

Presidenti i Brazilit, Zaich Bolsonaro, vazhdon me polemikat e tij kundër vaksinimit, duke kritikuar rregullatoren për autorizimin e vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç, një ditë pasi Ministria Federale e Shëndetësisë njoftoi planet për imunizimin e fëmijëve.

Bolsonaro, i cili mburret se nuk është vaksinuar dhe shpesh vë në dyshim efektivitetin dhe sigurinë e vaksinave kundër Covid-19, tha në një intervistë  se nuk kishte dëgjuar asnjë rast për fëmijët që kishin humbur jetën nga sëmundja,  dhe përsëriti faktin se vajza e tij nuk do të vaksinohet.

Presidenti brazilian vuri në dukje se vaksinat mund të shkaktojnë efekte anësore tek fëmijët, por nuk paraqiti prova për të mbështetur pikëpamjen e tij. Ministria Federale e Shëndetësisë braziliane njoftoi të mërkurën se ka blerë 20 milionë vaksina të Pfizer dhe se vaksinimi vullnetar i fëmijëve të moshës 5 deri në 11 vjeç do të fillojë në fund të muajit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!